Nissim Vatur, një anëtar i partisë Likud, ka thënë se Gaza dhe njerëzit e saj duhet të digjen.
“Nuk më vjen keq për ta”, deklaroi ai në një intervistë për radiostacionin Kol Barama.
Vatur, nënkryetar i parlamentit të Izraelit, shkroi në një postim në “X” se i bëri vërejtjet për “eliminimin e terroristëve që mbetën në Gaza” pasi “të gjithë qytetarët u evakuuan në jug shumë kohë më parë”.
Rreth 800 mijë palestinezë kanë mbetur në veri të Gazës./UBTNews/