Një grua në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës se i janë zhdukur tre djemtë e saj të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00, ku viktima femër shqiptare ka raportuar se tre djemtë e saj të mitur kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti është duke u hetuar ende nga policia.