Nënë e bijë kanë mbetur të vdekura si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq).
Policia e Kosovës njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve.
“Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Trupat e pajetë janë dërguar në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës mjekësore është dërguar në ndalim policor për 48 orë./UBTNews/