UBT News

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Gjilan

Një grua në Gjilan ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia me shoqet dhe se nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është inicuar si person i zhdukur.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar.

“Rr. Kumanova, Gjilan 17.08.2022 – 22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur, viktima femër kosovare, ka dalë nga shtëpia (me shoqet e saj) dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, raporton policia.

Exit mobile version