UBT News

Nëna qan nga gëzimi kur papritmas e xhiroi të bijën duke thënë fjalën “nënë”

Një nënë u shokua kur papritmas xhiroi foshnjën e saj duke thënë fjalën e parë – dhe kjo video u bë virale në TikTok.

Kur Kourtney Green u ul për ta xhiruar vajzën e saj dhjetëmuajshe, asaj nuk ia mori mendja se do ta incizonte këtë moment historik!

Në fakt, ajo u përpoq ta nxiste vajzën e saj, Lyla të thoshte “nënë”. Dhe kur i tha asaj “A mund ta thuash fjalën ‘nënë’”, ajo nuk e priti këtë reagim – e aq më pak ta xhironte.

Vogëlushja ia ktheu “Nënë!”. Kourtney qante nga gëzimi, “Ti the nënë!”. Ky moment u bë viral në rrjete sociale./UBTNews

@mrsgreen0919

Happiness ##fyp ##babiesoftiktok ##firstword ##mama ##momlife

♬ original sound – Kourtney Green

Exit mobile version