UBT News

Nëna keqtrajton fëmijën në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

Një rast “keqtrajtimi apo braktisje e fëmijës” është hapur në polici. Një ankues nga Fushë Kosova ka njoftuar institucionin e rendit se një grua ka keqtrajtuar fëmijën e saj.

“E dyshuara është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:30 të së paradites.

Exit mobile version