Një familje e shkatërruar nga Pensilvania po paralajmëron për rreziqet e sfidës virale “blackout challenge” të TikTok pasi vajza e tyre 10-vjeçare vdiq duke u përpjekur t’a kryente atë.
Sfida – në të cilën një pjesëmarrës mban frymën derisa t’i bie të fikët – ka përjetuar një rigjallërim në TikTok, me pretendentët që grumbullojnë miliona shikime duke regjistruar veten në një përpjekje për të fituar famë.
Nyla Anderson, 10 vjeç, u gjet pa ndjenja në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj pasi dyshohet se u përpoq të merrte pjesë në sfidën e rrezikshme. Ajo u dërgua me urgjencë në një spital lokal ku u shpall e vdekur.
“Sigurohuni që të kontrolloni telefonat e fëmijëve tuaj”, tha nëna e saj e shqetësuar, Tawainna Anderson, për ABC 7. “Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të gjeni në telefonat e tyre”.
Anderson raportohet të jetë të paktën fëmija i pestë që vdes ndërsa po merrte pjesë këtë sfidë, vetëm këtë vit.
Ndërsa TikTok thotë se ka marrë masa për të ndaluar përdoruesit të ndajnë pamjet e rrezikshme. Një kërkim i “blackout challenge” në aplikacionin e mediave sociale rezulton në një mesazh që thotë, “Mësoni si të dalloni sfidat dhe mashtrimet e dëmshme”.
Sipas raporteve të shumta, “sfida e errësirës” ishte një prirje popullore në vitet 1990 – shumë kohë përpara ekzistencës së mediave sociale. Në atë kohë, ajo u etiketua “sfida e mbytjes” ose “loja e të fikëtit”, megjithëse koncepti ishte identik./UBTNews/