UBT News

Nën kërcënimin e armës, plaçkitet një person në Prishtinë

Dy persona të maskuar i kanë grabitur para një tjetri në Prishtinë.

Sipas raportimit që viktima ka bërë në Polici, personat e maskuar i kishin plaçkitur paratë nën kërcënimin e armës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Isa Kastrati”, në kryeqytet.

Bëhet e ditur se të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport. 

Exit mobile version