Në një veprim të pazakontë, fituesi i Eurovisionit 2024, këngëtari zviceran Nemo, ka bërë të ditur se ka vendosur të kthejë trofeun e fituar, si formë proteste ndaj vendimit për të lejuar Izraelin të marrë pjesë në Eurovision 2026.
Artisti tha në deklaratën publike se Eurovisioni duhet të përfaqësojë unitet, përfshirje dhe dinjitet, vlera të cilat beson se nuk përputhen me vendimin për pjesëmarrjen e Izraelit.
“Sot nuk ndjej më se ky trofe i përket raftit tim,” u shpreh Nemo, duke theksuar se e vlerëson komunitetin e Eurovisionit, por nuk mund të qëndrojë i heshtur përballë situatës.
Ky hap vjen në një moment kur disa vende tashmë kanë paralajmëruar ose kanë konfirmuar tërheqjen nga edicioni 2026, në shenjë kundërshtimi ndaj përfshirjes së Izraelit, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.
Gesti i Nemos ka shkaktuar diskutime të gjera në botën muzikore dhe kulturore, duke rihapur debatin mbi roli politik dhe përgjegjësia morale e Eurovisionit, festivalit më të madh muzikor në kontinentin evropian. /A.Z/UBT News/
