UBT News

Nebyton: Më shumë se 1000 trupa të civilëve u gjetën në rajonin e Kievit që nga fillimi i pushtimit rus

TOPSHOT - An aerial picture taken on April 18, 2022 shows coffins being buried during a funeral ceremony at a cemetery in Bucha, Ukraine, amid the Russian invasion. (Photo by Yasuyoshi CHIBA / AFP) (Photo by YASUYOSHI CHIBA/AFP via Getty Images)

Trupat e 1,150 civilëve janë gjetur në rajonin e Kievit që nga fillimi i pushtimit rus, tha të mërkurën shefi i policisë rajonale të Kievit, Andriy Nebyton.

“Ne kemi gjetur dhe ekzaminuar 1,150 trupa të qytetarëve civilë që u vranë dhe ia dorëzuam mjekësisë ligjore”, tha Nebyton në një video të postuar në kanalin e tij në YouTube.

Nebyton theksoi se “këta ishin civilë, jo ushtarakë, të cilët nuk kishin asnjë përfshirje me Mbrojtjen Territoriale apo entitete të tjera ushtarake”.

Shumica e viktimave janë nga rajoni i Buçës dhe kjo e fundit kryeson në numrin e trupave që janë gjetur, tha Nebyton, duke shtuar se “50-70% vdiqën nga plagët me armë zjarri, të qëlluara me pushkë automatike”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për vrasjet dhe i ka bërë thirrje Moskës të ndalojë kryerjen e “krimeve të luftës”.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në vrasjet masive, ndërsa ka përsëritur pretendimet e pabaza se imazhet e trupave të civilëve në rrugët e Bucha janë të rreme./UBTNews/

Exit mobile version