Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Zveçan. Në raportin 24-orësh thuhet se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e pronarit, i cili gjendet jashtë shtetit.
“VJEDHJE E RËNDË – Zveçan 28.01.2024 – 23:35. Ankuesi mashkull ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së pronarit i cili gjendet jashtë shtetit, dhe nga aty dyshohet se kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.