Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës me kërkesë të Bashkësisë Islame është ligjëruar për dhunën ndaj grave, e që si motiv është marrë rasti i fundit i vrasjes tragjike të 18 vjeçares Marigona Osmani.
Sot në dersin e xhumasë në Xhaminë e zonës Industriale Prishtinë-Fushë Kosovës u diskutua për dhunën ndaj gruas.
Imami i kësaj xhamie Abdyl Rrahmani bëri thirrje që të ketë më shumë kujdes lidhur me mënyren se si prindërit sillen me fëmijët e tyre.
Rrahmani potencoi se përzgjedhje e lëndës fetare dhe futja e saj në shkolla do të ndikonte shumë pozitivisht tek fëmijët dhe do ndikonte në ndërgjegjësim për mos shkaktim të dhunës në asnjë formë.
Po ashtu imami i xhamisë ta se rasti i 18 vjeçares i ka prekur të gjithë kosovarët, ndërsa lutet që ky të jetë edhe rasti i fundit./klankosova