Vaksinat kundër murtajës afrikane të derrave që po testohen në Vietnam janë afër miratimit, thanë zyrtarët të veterinës. Ky konsiderohet zbulimi më i madh për të trajtuar sëmundjen vdekjeprurëse të kafshëve që shkatërron rregullisht fermat e derrave në mbarë botën.
Murtaja afrikane e derrave ka shkatërruar prej vitesh tregun global të derrave prej 250 miliardë dollarësh.
Pas dekadash përpjekjesh të dështuara për shkak të kompleksitetit të virusit, dy vaksina që u zhvilluan nga shkencëtarët amerikanë që testohen në skema të mëdha pilot nga kompanitë vietnameze po tregojnë rezultate “shumë premtuese”, deklaroi Gregorio Torres, kreu i departamentit të shkencës në Organizatën Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), tha për Reuters në një intervistë telefonike./UBTNews/