E ashtuquajtura Mbrojtja Popullore ka shpërndarë fletushka në veri të vendit, për t’i jap instruksione serbëve lokal lidhur për rezistencë ndaj Policisë së Kosovës, si dhe shërbyesve civil të cilët i ka quajtur se janë të Kurtit.
Ata kanë dhënë instruksione se si duhet vepruar serbët kur shohin patrullën e policisë, si duhet vepruar kur shohin shërbyesin civil, si është më së lehti të thehet automjeti i policisë, por gjithashtu kanë dhënë udhëzim se si të bëhet një koktej molotovi.
Në këto fletushka kanë theksuar se kundërvënia është e detyruar.
“Kur policia e Kurtit e arreston serbin detyrimisht i ndihmoni për t’u mbrojtur. Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon”, thuhet në fletushkën e shpërndarë në veri.