Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka nisur një peticion për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.
Goncharenko ka shkruar në Twitter se nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti Volodymyr Zelensky duhet t’i përgjigjet.
“I bëra një peticion presidentit të Ukrainës me një kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25,000 nënshkrime, presidenti duhet t’i përgjigjet. Ukraina duhet ta mbështesë Kosovën tani”, ka shkruar ai në Twitter.