UBT News

Në Ukrainë gjendet një varr masiv i kohës së Stalinit

Studiuesit në Ukrainë kanë identifikuar një nga varret më masive të kohës së Joseph Stalinit. Mbetjet e 5 mijë deri në 8 mijë njerëzve u gjetën në 29 varre në qytetin jugor të Odessas.

Vendi që besohet që daton që nga viti 1930, u zbulua gjatë punimeve për zgjerimin e një aeroporti.

Qindra mijëra ukrainas besohet se kanë vdekur gjatë Bashkimit Sovjetik nën sundimin e Stalinit.

Sergiy Gutsalyuk tha për AFP se viktimat dyshohet që ishin vrarë nga njësia e policisë sekrete sovjetike gjatë fundit të viteve 1930. Sidoqoftë, ai tha se është e pamundur të identifikohen viktimat pasiqë çdo regjistër mbahej në Rusi.

Sipas uebsajtit Ukrinform, rreth 8 mijë e 600 persona në Odessa u dënuan me vdekje nga policia sekrete e Bashkimit Sovjetik në mes të viteve 1938-1941.

Një nga historianët që ishte pjesë e këtij studimi, Aleksander Babich, tha në Facebook se mund të ketë edhe më shumë trupa sesa që ishin gjetur, pasi gërmimet nuk kishin përfunduar në disa pjesë të vendit. Ai shtoi se mund të ketë varre të tjera në një vend aty pranë që i përket një njësie ushtarake.

Historianët ukrainas thonë se qindra mijëra njerëz u vranë gjatë regjimit të dhunshëm të Joseph Stalinit në vitet 1930, me varre të tjera masive të gjetura në Odessa dhe gjetkë në Ukrainë.

Miliona ukrainas vdiqën urie gjatë epokës së Stalinit nga vitet 1932-1933, për të cilën disa në Ukrainë besojnë se ishte një akt gjenocidi i kryer nga udhëheqësi sovjetik – edhe pse Rusia e mohon këtë./UBTNews

Exit mobile version