UBT News

Në UBT u zhvillua një diskutim i hapur me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, dhe profesorin Dr. Nikos Panagiotou

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, u zhvillua një diskutim i hapur me Ambasadoren – Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, dhe profesorin e mirënjohur të gazetarisë, në Universitetin “Aristotle” në Selanik, Dr. Nikos Panagiotou.

Diskutimi u përqendrua në temën: “Diplomacia dhe gazetaria paqendërtuese”, ku studentë, profesorë, profesionistë dhe të interesuar të tjerë, ndanë mendime dhe përvoja lidhur me ndërveprimin midis diplomacisë dhe gazetarisë, dhe si këto dy fusha mund të promovojnë paqen dhe stabilitetin në kontekstin aktual global.

Ambasadorja Heleni Vakali ndau perspektivën e saj mbi rolin e diplomacisë në promovimin e dialogut dhe marrëdhënieve të mira ndërkombëtare. Ambasadorja Vakali gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e transparencës dhe komunikimit të efektshëm për të ndërtuar besimin dhe për të promovuar marrëdhëniet e mira në mes vendeve.

Profesori Nikos Panagiotou, i cili është një ekspert i njohur në fushën e gazetarisë, ndau vëzhgimet e tij mbi rolin e medias në formimin e opinionit publik dhe në ndikimin e saj në politikat diplomatike. Ai theksoi se gazetarët duhet të kenë një qasje të pavarur dhe të lirë për të transmetuar informacionin në mënyrë objektive dhe të denoncojnë abuzimet apo shkeljet e të drejtave njerëzore.

Exit mobile version