Psikoterapistja dhe pedagogia, Sofie Hasani Halilaj, psikologia klinike dhe psikoterapistja, Iliriana Ahmeti, sociologia Flaka Ymeri dhe profesoresha e UBT-së, Ejona Miracka Icka, zhvilluan një diskutim të hapur rreth strategjive për menaxhimin e stresit me studentët e UBT-së.
Nën organizimin e Fakultetit Dizajn i Integruar përmes profesoreshës Laura Ymeri, Fakultetit Psikologji dhe Fakultetit Art dhe Media Digjitale, në bashkëpunim edhe me Qendrën për Këshillim dhe Psikoterapi Konfidenca, studentët e UBT-së patën mundësi të diskutonin rreth dhunës ndaj grave, si dhe rreth strategjive të menaxhimit të stresit.
Gjatë kësaj ngjarje, studentët zhvilluan gjithashtu një punëtori rreth teknikave për menaxhimin e stresit, duke pasur mundësinë të eksplorojnë dhe të praktikojnë metoda konkrete për të përballuar sfidat e stresit.