Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, nën organizimin e Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi, studentët dhe stafi akademik i UBT-së patën mundësi të njihen me kulturën dhe muzikën japoneze.
Me praninë e Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Ambasadorit të Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, u bë prezantimi i këngëve popullore të Japonisë nga dy artistët japonezë Akari Mochizuki dhe Hibiki Ichikawa.
Këta të fundit integruan me mjeshtëri “tsugaru shamisen”, një instrument tradicional me 3 tela që luhet duke përdorur mjetet “bachi” me “enka dhe minyo”.