Departamenti për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT organizoi trajnimin dyditor “Përdor potencialin e BE-së për investime – në vend dhe kompani”.
Në këtë trajnim pjesëmarrësit patën mundësinë që të zhvillohen dhe aftësohen për hapat se si të aplikohet për projektet IPA, si dhe rreth menaxhimit të projekteve (CMP-PCM).
Përgjatë këtij trajnimi, trajneri Msc. Ilir Muçaj u mundësoi konsulencë të gjithë pjesëmarrësve për çfarëdo projekt propozimi, ideje, koncepti për t’ju dhënë sugjerime dhe këshilla deri në dorëzimin e tij.