Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, n’RITËM me autore dhe moderatore Albina Zeneli ka realizuar një intervistë me Prof. Dr. Nexhat Balaj i cili është staf i rregullt në UBT.
Me të biseduam për shënimin e kësaj dite edhe në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së ku studentët kanë mbjellur lule duke treguar edhe njëherë kujdes të veçantë ndaj natyrës.
‘UBT e shënon qe 10 vite Ditën Ndërkombëtare të Tokës me ç’rast mundohemi të japim mesazhin për mbrojtjen e mjedisit dhe për ngritjen e vetëdijes së qytetarit për një mjedis më të pastër dhe më të gjelbëruar”, u shpreh Z. Balaj.
N’RITËM – Çdo ditë pune nga ora 13:00 deri në 15:00 në Campus Radio, 100.7FM.
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni sekuenca nga intervista. /UBT News/
https://www.instagram.com/p/DIwMk99AmQv/?hl=en