UBT-ja është nikoqire e konferencës ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”. Përmes kësaj konference do të adresohen sfidat dhe mundësitë në fushën e IoT dhe zgjidhjet e qëndrueshme për mjedisin dhe industrinë.
Konferenca ofron një gamë të gjerë temash, duke përfshirë integrimin e energjisë së rinovueshme në IoT, parimet e ekonomisë rrethore, dizajnin etik të IoT, qytetet e mençura dhe qëndrueshmërinë urbane, monitorimin dhe përshtatjen e klimës, ndikimin social dhe inovacionin, sigurinë kibernetike dhe politikat rregullatore./UBTNews/