Muaji maj është njohur në Amerikë si “Military Appreciation Month” dhe për studentët e Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT, në kuadër të ligjëratave me profesorin Arian Kadriu, ligjëruan edhe përfaqësues nga KFOR-i Amerikan i Bondsteel-it.
Në këtë sesion, LT. Dennen dhe SFC. Crow ndanë përvojat e tyre ushtarake dhe theksuan rëndësinë e kontributit të ushtrisë amerikane në sigurinë ndërkombëtare, si dhe aplikimet e disiplinës ushtarake në jetën e përditshme.
Në fund të ligjëratës, studentët patën mundësinë të paraqesin pyetje dhe të shprehin interesin e tyre. Kjo ligjëratë u karakterizua nga motivimi i thellë dhe një shkëmbim frytdhënës i ideve midis ligjëruesve dhe studentëve. Eksperienca ishte e frytshme dhe e mbushur me njohuri të reja për të gjithë pjesëmarrësit.