Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, u hap ekspozita “Portrete nën shkallë”, e organizuar nga studentët e vitit të dytë të Fakultetit Media dhe Komunikim dhe “Shkrimet nën shkallë” e studentëve të nivelit master në programin Dizajn i Integruar i Avancuar në UBT, me kurator profesor Orhan Kerkezin.
Në kuadër të lëndës “Kamera dhe Fotografia” në Media dhe Komunikimit dhe lëndës “Laboratori i Shkrimit dhe Publikimit” në Dizajn i Integruar i Avancuar, të udhëhequr nga profesori Orhan Kerkezi, studentët patën mundësi të shfaqin punimet e tyre, me ç’rast rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi i përgëzoi për punën dhe angazhimin e tyre për të sjellë në UBT ekspozita të tilla.
Ekspozitat në UBT kishin si qëllim të prezantonin një koleksion të portreteve dhe shkrimeve të shfaqura nën shkallë. Ky koleksion i veçantë përmban një varg të gjerë të imazheve dhe shkrimeve që shfaqin njerëz dhe situata të ndryshme, të cilat u kanë shërbyer studentëve si burim inspirimi në krijimin e veprave të tyre.
Ky koleksion ishte një shembull i shkëlqyeshëm i kreativitetit dhe imagjinatës së artistëve. Nëpërmjet portreteve dhe shkrimeve të tyre nën shkallë, ata kanë arritur të përcjellin ndjenjat dhe emocionet e tyre në mënyrë të veçantë dhe të japin një pamje të thellë në botën e tyre kreative.