UBT News

Në UBT fillojnë kurset për gjuhët e huaja, këtë vit kursin e gjuhës italiane e zhvillon profesoresha nga Italia, Raffaella Ritucci

Instituti i Gjuhëve të Huaja në UBT, ka filluar me kurset e gjuhëve për studentët dhe të gjithë të interesuarit për të mësuar, apo përmirësuar njohuritë rreth gjuhëve të huaja.

Këtë vit risi është gjuha italiane, e cila po mbahet me profesoreshën nga Italia, Raffaella Ritucci.

Studentët përveç gjuhës po mësojnë dhe kulturën italiane përmes aktiviteteve të ndryshme të organizuara në kuadër të promovimit të gjuhës, historisë dhe kulturës italiane.

Në UBT, në kuadër të Institutit të Gjuhëve të Huaja ofrohen kurset për këto gjuhë:

  • Gjuhë Angleze,
  • Gjuhë Gjermane,
  • Gjuhë Frënge,
  • Gjuhë Italiane,
  • Gjuhë Spanjolle,
  • Gjuhë Turke.

Ju mund të aplikoni online përmes këtij linku: APLIKO TANI 

Exit mobile version