UBT News

Në UBT filloi faza e parë e implementimit të projektit për furnizimin e shkollave publike me platformën online EON AVR/VR

Ka filluar faza e parë e implementimit të projektit “Përputhja e Arsimit dhe Trajnimit me Nevojat e Tregut të Punës”, projekt ky i mbështetur nga Zyra Evropiane në Kosovë dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA).

ALLED Faza II paraqet krijimin e një mjedisi virtual të të mësuarit me teknologji të fundit, i cili do të shpërndahet në gjashtë shkolla profesionale publike në të gjithë Kosovën.

Projekti përfshin furnizimin e shkollave me platformën online EON AVR/VR, e licencuar për tre vite të ardhshme. Kjo do të mundësojë përfshirjen e 600 nxënësve dhe profesorëve, të cilët do të eksplorojnë botën e tyre të re përmes kufjeve Meta Quest 2.

Kjo platformë inovative do të ndihmojë në zhvillimin e kurrikulave në fusha të rëndësishme si Inxhinieri Mekanike, Bujqësi dhe sektori i Energjisë. Gjithashtu, UBT do të ofrojë trajnime për profesorët e shkollave të mesme, duke i përgatitur ata për përdorimin efikas të Platformës EON AVR/VR.

Ky projekt shtrihet në të njëjtën vizion me Qeverinë e Kosovës për avancimin e arsimit profesional. Ndërsa, UBT dhe Rektori Prof. Dr. Edmond Hajrizi kanë kontribuar duke sjellë teknologjinë më të fundit në vendin tonë.

Exit mobile version