Një 17-vjeçare u nxor të enjten nga rrënojat e një ndërtese që u shemb në provincën qendrore jugore të Kahramanmarasit në Turqi, 248 orë pasi tërmetet e fuqishme goditën zonën, sipas raporteve të mediave turke.
17-vjeçarja e cila u shpëtua nga nën rrënojat, u dërgua në spital me ambulancë.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në ditën e 11-të të fatkeqësisë./UBTNews/