Dy gra u arrestuan në aeroportin Suvarnabhumi të Bangkokut dhe u akuzuan për kontrabandë pasi 109 kafshë të gjalla u gjetën në bagazhet e tyre, thonë zyrtarët tajlandez.
Departamenti i Parqeve Kombëtare, Kafshëve të Egra dhe Ruajtjes së Bimëve tha se kafshët e egra u zbuluan në dy valixhe pas një inspektimi me rreze x.
Zyrtarët zbuluan në dy pjesë të bagazheve dy ferrëgjata të bardha, dy armadillo, 35 breshka, 50 hardhuca dhe 20 gjarpërinj.
Autoritetet tajlandeze thanë se valixhet i përkisnin dy grave indiane: Nithya Raja dhe Zakia Sulthana Ebrahim të cilat do të hipnin në një fluturim për në qytetin indian të Chennai.
Trafikimi i kafshëve nëpërmjet aeroporteve ka qenë prej kohësh një problem në rajon./UBTNews/