Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Suharekë pas dyshimeve se i njëjti javë më parë ka ushtruar dhunë në familje.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i arrestuari dyshohet se ka probleme psikike dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje pas intervistimit.
“Suharekë 26.01.2024 – 13:30. Me 01.02.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se ka probleme psikike, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte ushtruar dhunë fizike, duke e goditur viktimën femër kosovare dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.