UBT News

Në Stamboll u nënshkrua marrëveshja për grurin mes Ukrainës dhe Rusisë

Marrëveshja që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është nënshkruar në Stamboll të premten, pas muajsh negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Marrëveshja synon rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase, të cilat janë bllokuar nga konflikti pesëmujor midis Rusisë dhe Ukrainës.

Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Moskën për bllokim të furnizimeve ushqimore, ndërsa OKB-ja, liderët dhe ekspertët kanë paralajmëruar për një krizë katastrofike ushqimore pasi dërgesat e drithërave nuk kanë arritur në tregun global./UBTNews/

Exit mobile version