UBT News

Në Spitalin e Prizrenit, Pejës dhe Vushtrrisë nuk ka asnjë pacient me COVID-19

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, tre pacientë

Spitali i Gjakovës, gjashtë pacientë

Spitali i Gjilanit, tre pacientë

Spitali i Mitrovicës, dy pacientë

Spitali i Ferizajt, katër pacientë

Exit mobile version