Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur një i burgosur me inicialet H.B.
Sipas njoftimit të ShKK-së, i burgosuri, rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K. Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë.
“H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese. Ai ishte i dënuar për Veprën Penale; Vrasje. Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, shkroi ai./UBTNews