UBT News

Në Spitalin e Pejës vdes i burgosuri 84 vjeçar

Sot rreth orës 10:50 në Spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur i burgosuri 84 vjeccar R.Sh.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i burgosuri ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut tërë kohën si pasojë e sëmundjeve të rënda kronike të zemrës, mushkërive, sëmundjeve neurologjike, të prostatës, fytit, si dhe pamjaftueshmërisë së veshkave, sëmundje këto me të cilat ka shkuar në burg në fillim të vitit 2018.

“Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, gjendja e tij ka qenë duke u përkeqësuar në vazhdimësi, ndërsa sot para se të nisej për hemodializë, gjendja e tij nuk ka qenë stabile, me urdhëresë të mjekut kujdestar,  me urgjencë është dërguar në SP të Pejës, nën përcjellje të stafit mjekësor dhe me autoambulancë”.

SHKK tha se i njëjti është njëri ndër rastet për të cilët është kërkuar ndërprerja e dënimit për shkaqe shëndetësore, por nuk është aprovuar kjo kërkesë.

Gjatë kësaj periudhe, i burgosuri ishte vaksinuar me të dy vaksinat antiCOVID-19.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore.

Exit mobile version