UBT News

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 56 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 56 pacientë me COVID-19.

37 pacientë janë në oksigjenoterapi, dy pacientë janë në CPAP, ndërsa dhjetë pacientë në gjendje më të rëndë.

Një pacient me COVID-19 që po trajtohej në këtë spital u shërua në 24 orët e fundit./UBTNews

Exit mobile version