Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 22 pacientë me COVID-19, prej të cilëve një është në respirator, 17 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta, pesë pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan tetë pacientë me COVID-19, që po trajtoheshin në Spitalin e Pejës.
Spitali i Pejës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.
“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. 217 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2 mijë e 917 analiza. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 121 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 85 rëntgena, 22 EHO dhe 14 CT-ja”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës./UBTNews