UBT News

Në Siberi temperatura arrin 48 gradë celsius

Por rusët shohin me më shumë kujdes dhe shqetësim atë që po ndodh shumë më në veri të vendit, në Siberi. Të gjithë e përfytyrojmë atë si një vend të ftohtë, i mbuluar me dëborë në dimër dhe gjithsesi i freskët edhe në verë.

Në fakt, mesatarja e muajit qershor mbetet rreth 16 gradë celsius, edhe me rritjet e dekadave të fundit. Por gjatë këtij viti, si dhe në të kaluarin, po përjetohen ndryshime vërtet shqetësuese.  

Qyteza e Verkoyansk regjistroi temperatura deri në 48 gradë, rekord absolut për një lokalitet në Rrethin Arktik.  Qytete të tjera si Govorovo kaluan sërish 41 gradë. Situata nuk ndryshon edhe në veriun ekstrem, ku akulli pothuajse nuk shkrin kurrë, me lokalitete si Saskylah që kalojnë 31 gradë celsius, për herë të parë nga viti 1936.

Pasojat janë të shumta, dhe të dukshme. Stili i jetesës të popullsisë që banon ato territore po ndryshon në mënyrë radikale, fauna e dikurshme po spostohet gjithmonë e më në veri për të mbijetuar, dhe permafrosti gjysmë i akullt prej të cilit është përbërë pjesa më e madhe e Siberisë po shkrihet gjithmonë më shumë, duke lëshuar gazra të mbërthyera prej mijëra vitesh në nëntokë.  

Exit mobile version