UBT News

Në Shtime ndalohet në Polici një i dyshuar për shtatë raste të vjedhjeve

Dy persona janë shoqëruar në Polici sot në komunën e Shtimes. Policia ka informuar se njëri person është ndaluar për 48 orë për shtatë raste të vjedhjeve, ndërsa tjetri është liruar.

“Sot, rreth orës 02:17 të mëngjesit , derisa patrulla policisë e stacionit në Shtime po patrullonte në fshatin Rashincë të Shtimes, ka ndaluar një automjet BMW me targa vendore me drejtues E.Z ( M/K) i moshës 29 vjeçar dhe pasagjeri S.Q (M/K) i moshës 33 vjeçar. Gjatë kontrollimit të dokumenteve dhe automjetit, në automjet tek pasagjeri S.Q janë gjetur e më pas janë konfiskuar : një pushkë e gjuetisë pa leje, 17 fishkë me një rrethatore, 3 bateri ndriçuese dore ,1 bateri ndriçuese e kokës, 2 palë doreza dhe një shumë e parave. Dy personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, pas verifikimit të tyre, me vendim të pokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, pasagjeri S.Q është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për 7 raste të vjedhjeve , ndërsa drejtuesi i automjetit E.Z është liruar”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve” për procedura të mëtejme hetimore.

Exit mobile version