Naser Sylmetaj 47 vjeçar, është viktima e parë e konfirmuar nga aksidenti i ndodhur në Kroaci. Sylmetaj ishte shofer autobusi në agjencinë “Deva Tours”, që po dërgonte mërgimtarë nga Frankfurti në Kosovë.
Për këtë, familjarët e tij në Gjakovë kanë hapur dyert për të pranuar ngushëllime.
Djali i axhës së të ndjerit, Muharremi tregon se informacionin e kobshëm e kanë pranuar në ora 8 të mëngjesit.
Lidhur me supozimet se shoferi tjetër që po voziste në momentin e aksidentit, mund të ketë qenë i lodhur nga vozitja e gjatë, Sylmetaj tregon se nuk kanë shumë informacione mbi organizimin e punës.