Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, kanë vizituar Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.
Hoti me këtë rast tha se mbi 60 personave të vendosur në këtë shtëpi, po u ofrohen shërbime cilësore.
“Po ofrohet shëmimi më i mirë i mundshëm, e përgëzoj ministrin dhe stafin për kujdesin këtu. Janë mbi 60 veta të vendosur këtu, u ofrohen të gjitha shërbimet, është mirë që nuk pasur asnjë viktimë nga kjo shtëpi”, deklaroi Hoti.
Kurse ministri Reçica tha se po punojnë në përmirësimin e kushteve.
“Ia kemi dalë dhe kemi kaluar me sukses. Ne kemi mbi 60 rezidentë që u ofrohen shërbime si në familje. Po fokusohemi në përmirësimin e kushteve”, deklaroi ai.
Krenar Reshitaj, mjek në Shtëpinë e Pleqve, tha se nuk kanë asnjë të infektuar më Covid, përderisa kanë qenë 50 persona me këtë virus që janë shëruar.
“Kemi pasur 50 rezidentë me COVID, nuk kemi pasur asnjë të vdekur. Tash kemi zero të infektuar”, deklaroi ai.