UBT News

Në Shqipëri sonte ndizen qirinj për policin e ndjerë, Afrim Bunjaku

Në Shqipëri sonte do të ndizen qirinj në shenjë nderimi për policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në Banjskë të Zveçanit.

Thirrje për të ndezur qirinj ka bërë gazetari Marin Mema, i cili ka thënë se “homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj kombit.” Sipas njoftimit, qirinjtë do të ndizen në ora 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

“Pa fjalë, pa ngjyra politike e patriotizëm bosh, por me vepra!Sonte në ora 19:00 takohemi tek sheshi ‘Nënë Tereza’ në Tiranë (pranë universitetit) për ti bërë homazh Afrim Bunjakut, policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë! Kosova nuk është vetëm. Sonte në ora 19:00 jepi kohë dashurisë për Kombin! Homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj Kombit! Të ndezim një qiri për shpirtin e një heroi që jetën e dha për të mbrojtur trojet shqiptare! Ky homazh nuk ka lidhje me politikën, por vetëm me Kombin! Vetëm me Kombin! Bëhu pjesë! Sot është dita të jemi bashkë me ngjyrat e flamurit shqiptar! Unë do të jem, duhet të jemi të gjithë‼️”, ka njoftuar ai. 

Exit mobile version