UBT News

Në shkurt: 1 593 kurorëzime e 123 çifte të ndara

Agjencia e Statistikave të Kosovës, (ASK), publikoi sot të dhënat preliminare në baza mujore për Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shkurt 2021.   

Në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 1 593 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar ka një rënie të numrit të qifteve të kurorëzuara për (-17.3%).

Kurse, krahasuar numrin e shkurorëzimeve të muajit shkurt me muajin janar 2021, del se ka një rënie për (-23.6%). Gjithsej janë regjistruar 123 raste të çifteve të shkurorëzuara

ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2 , Kurorëzimet DEM-3 dhe Shkurorëzimet SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative. Burimi i të dhënave të këtij Buletini është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC). UBTNEWS

Exit mobile version