Në sheshet e Prishtinës u vendosën kamerat e sigurisë, kjo për shkak të rritjes së nivelit të sigurisë në qendrën e kryeqytetit. Këtë e ka konfirmuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook.
“Sheshet e Prishtinës janë të frekuentuara shumë nga qytatarët dhe vende ku organizohen shumë aktivitete. Vendosja e kamerave do të ndihmojnë në rritjen e nivelit të sigurisë në qendrën e qytetit.”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./UBTNews