Në revistën prestigjioze nga fusha e Inteligjencës dhe Kundërinteligjencës, “International Journal of Intelligence and Counterintelligence”, është publikuar punimi i profesorit të Studimeve të Sigurisë dhe Shkencave Politike, Bahri Gashi dhe profesorit të Shkencave Politike, Ngadhnjim Brovina, me titull “Reassessment of Counterintelligence in National Security”, The Case of Kosovo.
Ky hulumtim ka analizuar hollësisht shërbimet e kundërzbulimit si një rol vendimtar në parandalimin e kërcënimeve nga brenda dhe sidomos atyre të jashtme. Artikulli ka vënë në theks rastin e Kosovës në forcimin e nevojës për shërbimet e kundërzbulimit, si dhe ka analizuar se cili model i kundërzbulimit do të ishte më i përshtatshëm për Kosovën.
Janë dhënë rekomandime të bazuara dhe specifike në kontekstin aktual për krijimin e një shërbimi të fuqishëm dhe efektiv të kundërzbulimit në rastin e Kosovës, duke përfshirë masat shtesë ligjore që autoritetet vendore dhe aleatët ndërkombëtarë duhet të marrin parasysh, si dhe kompleksitetin rajonal për të përmbushur këtë mision.
Kjo revistë është pjesë e Taylor & Francis, e indeksuar në platformën Scopus./UBTNews/