Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nga sot kthehen të gjitha shërbimet e ambulancave specialistike, kthimi i operacioneve jo-emergjente në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme. Kështu u shpreh Armend Zemaj pas vizitës që bëri në QKUK, ku mes tjerash tha që ky lajm do t’i gëzojë pacientët të cilët kanë nevojë që përveç shërbimeve për Covid-19, të marrin edhe shërbimet tjera shëndetësore.
I pari i shëndetësisë ka përgëzuar personelin shëndetësor për angazhimin gjatë kësaj kohe.
“Përgëzoj personelin shëndetësor për angazhimin gjatë kësaj kohe në menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, duke siguruar shërbime të vazhdueshme për pacientët e prekur nga ky infeksion por edhe për ofrimin e shërbimeve të tjera të natyrës urgjente.Tash kur ambulancat specialistike po i kthehen punës së zakonshme, shfrytëzoj rastin t’ju bëjmë thirrje personelit shëndetësor, ashtu edhe pacientëve, që të zbatojnë me përpikëri masat anti Covid-19. Angazhimi ynë maksimal është në drejtim të përmbushjes së kërkesave për punë të suksesshme të stafit shëndetësorë me resurse humane, infrastrukturë, pajisje, material shpenzues dhe medikamente.”, shkroi ai mes tjerash në Facebook.
Në fund Zemaj u zotua që do t’u dalin pagat shtesë për muajin korrik dhe gusht./UBTNews