Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kirurgjisë është kryer një intervenim i cili më herët nuk është bërë në Kosovë, korrigjimi i kafazit të kraharorit.
Në njoftim thuhet se qytetarët që kishin nevojë për këtë lloj operacioni, viteve të kaluara kanë kërkuar mjekim në shtetet e huaja, duke shpenzuar mijëra euro.
“Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer një intervenim, i cili më herët nuk është bërë në Kosovë. Bëhet fjalë për korrigjim të kafazit të kraharorit me Pectus Bar (pjesë metalike e vendosur në pjesën e përparme të gjoksit). Pa pasur zgjidhje tjetër, qytetarët që kishin nevojë për këtë lloj operacioni, viteve të kaluara kanë kërkuar mjekim në shtetet e huaja, duke shpenzuar mijëra euro”, thuhet në njoftim.