UBT News

Në QKUK i shpëtohet jeta një njëvjeçari

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës i është shpëtuar jeta një fëmije njëvjeçar, i cili gjatë lojës me një lodër kishte aspiruar një pjesë të saj dhe rrjedhimisht i shkaktoi probleme në frymëmarrje.

Fëmija i moshës 1-vjeçare menjëherë nga Klinika Emergjente, është transferuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë. Në këto ai u dërgua me urgjencë në sallë të operacionit, ku thirret ekipi kujdestar i mjekëve të ORL-së, ata thërrasin me urgjencë mjekët e anestezionit, dhe pas ndërhyrjes me bronkoskop, fëmijës i largohet pjesa e lodrës, i lirohen rrugët e frymëmarrjes dhe i shpëtohet jeta.

Mjekët e QKUK-së apelojnë prindërit të jenë më të kujdesshëm me fëmijët e tyre./UBTNews/

Exit mobile version