Bazuar në raportimet e datës 1 dhjetor nga klinikat COVID në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, të shtrirë janë 39 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar si COVID-19 dhe 27 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID-19.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është një pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, nëntë pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-COVID
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë pacient
Spitali i Gjakovës, katër pacientë
Spitali i Pejës, pesë pacientë
Spitali i Ferizajt, një pacient