Qyteti kinez, Qingdao, do ta testojë tërë popullsinë e saj nëntë milionëshe për COVID-19, gjatë një periudhe 5-ditore.
Testimi masiv vjen pasi u raportuan dhjetra raste me COVID-19 në një spital që trajtonte pacientë me koronavirus që vinin nga jashtë.
Në maj, Kina ka testuar tërë qytetin e Vuhanit, vendbanimi i 11 milionë njerëzve dhe epiqendra e pandemisë./UBTNews