UBT News

Në Prizren vetëm dje u shqiptuan 180 gjoba për mosbartje të maskës

Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorët komunal dhe inspektorët sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave antiCOVID në disa qendra tregtare dhe lokacione tjera në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, në komunën e Prizrenit nuk kanë gjetur parregullsi. Megjithatë janë shqiptuar 180 gjoba për mosbartje të maskave.

“Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Policisë./UBTNews

Exit mobile version