UBT News

Në Prizren u dënuan 141 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 141 tiketa për personat që nuk i respektuan masat antiCOVID në Prizren.

“Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 141 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 48 lokale dhe janë vizituar 16 persona të cilët gjendet në vet izolim”, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe kohore, policia ka shqiptuar edhe 131 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.

Policia e Kosovës ka apeluar qytetarët t’i respektojnë masat antiCOVID.

“Duke e ditur se Prizreni është një qendër kulturore dhe historike, frekuentohet nga shumë vizitorë nga jashtë e nga rajonet tjera të Kosovës, andaj te një pjesë e tyre policia ka dhënë rekomandime dhe vërejtje që të njëjtit gjatë vizitës në Prizren të marrin edhe masat mbrojtëse siç janë maskat”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version